Lajme

Ambasada e Kosovës në Gjermani: Në aksident vdiqën tre kosovarë, nuk ka viktimë të katërt

Ambasada e Kosovës në Berlin sot ka marrë raportin zyrtar për aksidentin në Meerseburg. Me këtë rast autoritetet gjermane kanë njoftuar që në këtë aksident kanë vdekur 3 persona nga familja Krasniqi me shtetësi zvicerane dhe prejardhje nga Kosova kurse viktimë të katërt nuk ka.

Ambasada thotë se gabimi në raportim është përmirësuar edhe në mediat gjermane.

I njejti gabim është korrigjuar nga autoritetet gjermane edhe kundruall mediave gjermane”, njofton ambasada

“Për paqartësitë në raportimet e mëhershme kërkojmë ndjesë”, thuhet tutje në sqarimin e ambasadës.