Showbiz

Almeda Abazi me dedikim prekës për bashkëshortin Tolgahan Sayisman në ditëlindjen e 39-të

Prezantuesja dhe aktorja shqiptare, Almeda Abazi, është personazh mjaft aktiv në rrjete sociale.

Ajo para pak ditësh njoftoi fansat se ka zbuluar gjininë e foshnjës duke treguar se po pret një vajzë, ndërsa sot (e enjte) ka bërë një urim ndaj bashkëshortit me rastin e ditëlindjes.

Artistja tashmë me famë edhe në Turqi ka uruar me fjalët më të mira partnerin e saj, aktorin turk, Tolgahan Sayisman.

Almeda Abazi (Foto: Instagram)

“Urime ditëlindjen për dashurinë e jetës time. Shumë me fat që të kemi në jetën tonë. Babai më i mirë. Të duam përgjithmonë”, ka shkruar ajo në një postim të ndarë në InstaStory.

Çifti janë së bashku prej gjashtë vitesh, gjersa së shpejti do bëhen prindër për herë të dytë. 

Të njëjtit mirëpritën një djalë të quajtur, Efehan, në vitin 2019.