Kult

Alketa Xhafa Mripa në bashkëbisedim me Hou Hanru në MAXXI, do të prezantojë edhe projektin “Të mendosh për ty”

Hou Hanru, drejtori artistik i MAXXI të Romës

Hou Hanru, drejtori artistik i MAXXI të Romës do të jetë nikoqir i artistes shqiptare Alketa Xhafa Mripa, bashkëbisedim që do të realizohet sot, në ora 18:00, shkruan KultPlus.

Në Muzeun e Artit Kombëtar të Artit do të bisedohet rreth projekteve të fundit të Alketa Xhafa Mripës, por sipas njoftimit zyrtar të këtij institucioni, theks të veçantë do ti jepet projektit “Të mendosh për ty”, ku Alketa Xhafa Mripa pat prezantuar mbi pesë mijë fustane të grave, simbolikë mbështetëse për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë, projekt që u pat realizuar fillimisht në Stadiumin e Prishtinës, e më pas është prezantuar si kauzë edhe në vende të tjera./ KultPlus.com

The post Alketa Xhafa Mripa në bashkëbisedim me Hou Hanru në MAXXI, do të prezantojë edhe projektin “Të mendosh për ty” appeared first on KultPlus.