Opinione

Aleksandër Vuçiqit kriminel, i ra sharra në gozhdë sot në Bruksel

Takimi i sotëm në Bruksel midis Albin Kurtit, k

Takimi i sotëm në Bruksel midis Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës dhe Aleksandër Vuçiqit, president i Serbisë, pas një dekade të dialogut Kosovë- Serbi dhe për herë të parë pas 21 viteve të Kosovës në liri e pavarësi, Serbisë kriminale i ra sharra në gozhdë.

Serbia kriminale paqen po e sheh në kanosje, luftëra, vrasje dhe në okupimin, që kombit shqiptar t’ia shkatërrojë lumturinë e gëzimin.

Me ardhjen e Joe Bideni-it president i SHBA-ve, dhe me ardhjen e Albin Kurtit kryeministër, Vjosa Osmanit presidente dhe Glauk Konjufcës kryeparlamentar i Kosovës, u erdhi fundi edhe ëndrrave të Serbisë për ta riokupuar e sunduar Kosovën dhe për ta sjellë Rusinë në Kosovë.

Serbia dhe Rusia në vitin 1999 gjatë çlirimit të Kosovës e dërguan njisitin ushtarak të Rusisë në aeroportin e Prishtinës që më pastaj të organizojnë desant ushtarak për ta okupuar aeroportin dhe Kosovën, por NATO me një reagim të shpejtë i detyroi ushtarët e Rusisë të largohen nga aeroporti me bishtin ndër shalë.

Serbia dhe Rusia të njëjtën gjë synojnë ta arrijnë nëpërmjet dialogut Kosovë-Serbi, nëpërmjet themelimit të Asociacionit të Komunave ne shumicë Serbe në Kosovë, po rikujtojmë se, në Kosovë pakica serbe i gëzon të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Serbia dhe Rusia të njejtën gjë synojnë ta arrijnë edhe nëpërmjet administrimit të kishave, manastireve dhe patriarkanave në Kosovë, po e rikujtomë se, ekzistojnë fakte dhe fotografi se këto objekte kulti që Serbia pretendon se janë serbe, fillimisht kanë qenë objekte të krishtera shqiptare, të ndërtuara në tokën shqiptare, nga shqiptarët dhe të ruajtura e të mbrojtura nga shqiptarët.

Serbia me okupimin e Kosovës i përvetësoi këto objekte kulti të krishtera shqiptare duke ua ndryshuar edhe pamjen.

Krimineli Aleksandër Vuçiq, krimineli Ivica Daçiq, bashkëpunëtorët e ngushtë të kriminelit Slobodan Millosheviq, Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë, dhe Aleksandër Vulin, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, para takimit Albin Kurti-Aleksandër Vuçiq në Bruksel të datës 15 qershor 2021, u kapluan nga trishtimi, shqetësimi dhe paniku i madh.

Ky trishtim, shqetësim dhe panik i madh nuk do të ndodhte sikur Serbia të mos ishte fajtore kriminale gjenocidale dhe vrasëse ndaj shqiptarëve, dhe sikur e drejta dhe e vërteta të mos ishin në anën e shqiptarëve dhe në anën e Kosovës viktimë.

E drejta dhe e vërteta janë në anën e Kosovës viktimë të bërë shkrumb e hi nga agresioni gjenocidal e vrasës i Serbisë në vitet 1998/99, ku Serbia vrau afër 15 mijë shqiptarë autoktonë të pafajshëm, dhunoi në mënyrë shtazarake 20 mijë femta autoktone dhe të pafajshëm shqiptare, rrëmbeu 1650 shqiptarë autoktonë të pafajshëm, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, dhe detyroi të marrin rrugën e eksodit më shumë se 1 milion shqiptarë.

Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë kriminale para takimit në Bruksesl me Akbin Kurtin kryeministrin e Kosovës, nuk nguroi të deklarojë se, “Për ata që presin se do të firmosim pavarësinë e Kosovës, mund të them se kjo nuk do të ndodhë kurrë. Nuk ka fuqi që mund të na detyrojë të bëjmë diçka kundër interesave tona vitale. Dialogu është i rëndësishëm, por Serbia është më e rëndësishme. Nuk ka fuqi që mund të shtyjë për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Jam i shqetësuar për Manastirin e Deëanit”, deklaroi Vuçiq.

Aleksandër Vulin,ministri i Mbrojtjes së Serbisë, më 13 qershor 2021, deklaroi se, “Kurti është frikacak , prandaj dëshiron të merr me vete në Bruksesl një grua, se gjoja është dhunuar nga policia serbe si vajzë 15 vjeç”.

Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë në ditën e takimit Albin Kurti-Aleksandër Vuçië në Bruksel, deklaroi se,“ Nuk kam qenë më e shqetësuar për presidentin e Serbisë se sa sot”.

Ivica Daçiq, kryeparlamentari i Serbisë, në ditën e takimit Albin Kurti-Aleksandër Vuçiq në Bruksel, deklaroi se, “ Ishim shumë mirë, papritmas “lindi” Albin Kurti dhe do të shkatërrojë gjithçka”.

Josep Borell, përfaqësues i Lartë i BE për Politikë të Jashtme, , si asnjëherë më parë, duke dhënë dekl , bëri shumë gabime gjatë deklaratës së tij para mediave para fillimit të takimit Albin Kurti-Aleksandër Vuçië, gjë që manifestoi nervozizmin dhe emocionet që rëndojnë në shpirtin e tij.

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, para këtij takimi në Bruksel pati qëndrim të qetë dhe dinjitoz, sepse në Bruksel kishte ardhur për të mbrojtur lirinë, pavarësinë, sovranitetin, të drejtën dhe të vërtetën për Kosovën viktimë të agresionit gjënocidal e vrasës që Serbia e kreu në vitet 1998/99.

Serbia kriminale dhe Aleksandër Vuçiqi kriminel, sëbashku me pushtetin aktual të Serbisë kriminale dhe të nacionalistëve të çartur serbë, përbëjnë berllokun kriminal që sa më parë duhet të shporret nga Ballkani.

Arroganca psikopate e patologjike e Serbisë kriminale dhe e udhëheqësve të saj kriminelë, ndaj Kosovës autoktone dhe lirisë e pavarësisë së saj të fituar me gjakun e shqiptarëve, nuk është gjë tjetër veçse qëllim ekspansionist i Serbisë ndaj Kosovës viktimë dhe paqedashëse.

Arroganca psikopate dhe patologjike e Serbisë kriminale për t’i mbuluar dhe mospranuar krimet makabëre të Serbisë në Kosovë para syve të botës demokratike, dëshmon qartë qëllimin ekspansionist të Serbisë ndaj Kosovës.

Takimi në Bruksel midis Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit sot më 15 qershor 2021, në praninë e Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, dëshmoi supremacinë konstruktive dhe argumentuese të kryeministrit Albin Kurti, karshi arrogancës, provokuese e primitive të Serbisë kriminale dhe të kriminelit Aleksandër Vuçiq.

Albin Kurti pas përfundimit të takimit në Bruksel para mediave, deklaroi se, “ Kemi filluar përgatitjen e padisë kundër Serbisë në Gjykatën Ndrkombëtare të Drejtësisë, për gjenocidin që Serbia e kreu në Kosovë, dhe për këtë kemi kërkuar ndihmë nga partnerët ndërkombëtarë.

Dialogu nuk do të jetë i lehtë, por për këtë dialog nuk jam pesimist. Nëse që në fillim i diskutojmë me sinqeritet dhe seriozisht çështjet kryesore, me siguri që nuk ka vend për skepticizëm, pasi do t’i trajtojmë gjërat qysh në thelbin e tyre.

Serbia nuk po e pranon Kosovën dhe Kosova nuk po e pranon Serbinë dhe kjo gjë nuk do të ndryshojë.

E treguam qëndrimin tonë kritik për procesin dhe marrëveshjet e deritashme. Shprehëm gatishmërinë tonë për dialog konstruktiv për njohje të ndërsjellë.

Unë bëra katër propizime. Propozimi i parë është që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor ta avanojnë CEFTA-n në SEFTA, sipas modelit EFTA-EBA, siç e kanë Lintenshtajni, Norvegjia dhe Islanda me BE-në.

Propozimi i dytë është që Kosova dhe Serbia menjëherë ta nënshkruajnë marrëveshjen e paqes, duke u zotuar se s nuk do ta sulmojnë njëra tjetrën, sipas porosive unanime që u dhanë një ditë pas samitit të NATO-së në Bruksel.

Propozimi i tretë është që pas njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi do të kemi reciprocitet bilateral në dy vendet tona, përfshirë edhe çështjen e pakicave këtu. Serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional, siç kanë shqiptrët dhe boshnjakët në Serbi.

Propozimi i katërt është për çëshjen e të pagjeturve e të zhdukrve me dhunë. Duhet të largohet nga pozita që e ka dhe duhet me e marrë në pyetje kreun e delegacionit serb Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997/99 ishte “naçelnik i Qarkut të Kosovës”, dhe e udhëhiqte Kosovën e okupuar bashkë me Zoran Angjelkoviqin.

Për propozimin e parë nuk u përtgjigjën nga pala e Serbisë, ndërsa tre propozimet e tjera i refuzuan. Shpresojmë se Vuçiq dhe Selakoviq kur të kthehen në Beograd të mendojnë më shumë dhe ta konsiderojnë seriozisht pranimin e këtyre propozimeve tona”, deklaroi Albin Kurti.

Aleksandër Vuçiq pas përfundimit të takimit më Albin Kurtin, para mediave, deklaroi se, “ Nuk ka fuqi që mua mund të më shtyjë për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Jam i shqetësuar për Manastirin e Deçanit. Për ata që presin se do ta firmosim pavarësinë e Kosovës, mud të them se kjo nuk do të ndodhëë. Nuk Ka fuqi që mund të na shtyjë të bëjmë diçka kundër interesave tona vitale.

Nuk kam marrë pjesë derisot në asnjë takim si ky. Albin Kurti më tha, “kam ardhur të të pyes kur do ta njohish Kosovën”, unë iu përgjigja, asnjëherë. Kemi rënë dakord ta vazhdojmë dialogun në në nivel të lartë deri në fund të korrikut. Shqiptarët nuk duan të flasin për Asociacionin e Komunave Serbe, e pyesin kur do ta njohim pavarësinë e Kosovës. Delegacioni i Prishtinës nuk dëshiron t’i përmbush marrëveshjet e nënshkruara. Vijimi i dialogut deri në korrik është gjë e rëndësishme, gjë që mund ta garantojë ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon”, deklaroi Aleksandër Vuçiqi.

Shikuar me syrin analitik takimi i sotëm në Bruksel edhe pse ishte takimi i parë mes tyre, dëshmoi se kryeministri Akbin Kurti është shumë më i përgatitur dhe më i aftë se krimineli Aleksandër Vuçiq.

Paaftësia e Aleksandr Vuçiqit u dëshmua para opinionit të Serbisë dhe para opinionit ndërkombëtar, me refuzimin prepotent të Serbisë për tu munduar t’i imponojë kërkesat hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës, pa patur guximin t’i pranojë katër propozimet konstruktive dhe përmbajtjesore të Albin Kurtit.

kriminale dhe Aleksandër Vuçiqi kriminel, u bindën se dialogu Kosovë-Serbi me Qeverinë Albin Kurti 2, u ka perënduar dielli Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe këlyshëve të tyre, dhe se Qeveria Albin Kurti 2 dhe Joe Biden, presidenti i SHBAve, do të dinë t’i dalin zot Kosovës në të vërtetën dhe të drejtën e saj.