Lajme

“Aleks” vret dy persona në Itali

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe të paktën

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe të paktën 25 janë zhdukur pas një stuhie të fuqishme që goditi Francën Jugore dhe Italinë Veri-Perëndimore, transmeton Insajderi.

Një numër fshatrash pësuan dëme serioze rreth qytetit jugor të Nice. Kryebashkiaku i saj e përshkroi atë si përmbytjen më të keqe në kujtesën e gjallë.

E njohur me emrin “Aleks”, stuhia solli erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm, duke shkaktuar dëme të mëdha por edhe jetë njerëzish.

Në veri të Italisë, rrugët dhe urat u morën nga ujërat e përmbytjes, ndërsa disa lumenj dolën nga shtrati i tyre.

Njëra nga viktimat në Itali ishte një zjarrfikëse në Luginën Aosta, ndërsa tjetra ishte një burrë rreth të 30-ave makina e të cilit u fut në një lumë në rajonin e Piemonte.

17 njerëz të tjerë thuhet se janë zhdukur në veri-perëndim të vendit pas reshjeve të mëdha të shiut brenda natës. Midis tyre është një grup prej të paktën katër gjermanësh, të cilët nuk u kthyen nga një udhëtim në male, thanë zyrtarët, raporton BBC.

Në Francë, tetë persona thuhet se janë zhdukur. Disa fshatra në veri të Nice, të vendosura në lugina të pjerrëta, kanë mbetur pa lidhje rrugore. /Insajderi.com