Opinione

Albini ia ka borxh opinionit një sqarim të vijës politike, programore dhe ideologjike

Ku je nisur o Albin?

Ku je nisur o Albin?

Sot në botë e Evropë ka shumë ekstremizem politik e ideologjik. Në mesin e tyre janë edhe islamo-fashizmi dhe islamo-majtizmi si kombinime te ekstremeve politike te djathta dhe te majta me nje doze fetare apo solidarizuese me boten arabe (ne rreshtim automatik sidomos anti Izrael). Në Ballkan nuk kanë shumë ide për këto rryma të reja por p.sh. regjimi erdoganist sot konsiderohet si islamo-fashist.

Sinqerisht, dhe po flas hapur, s’po arrij t’i gjej lidhje logjike as parimore kësaj dashnie që Albini e shpreh për gjithë këta islamo-fashistët erdoganistë që bëjnë biznes me parajsën dhe që deri para disa javesh i gjenin arsyetime edhe prerjes se kokes se nje profesori n’Paris.
Nëse vazhdon kështu, VV rrezikon që nga vija kombetaro-majtiste te kthehet ne vijen islamo-majtiste. Ne kete te dyten gjithçka ka perveç kombit dhe kombtarizmit prandaj është rrugë e rrezikshme.

Nejse, Albini e di vetë çka bën por ai dhe VV-ja ia kanë borxh opinionit një (RI)sqarim të vijës se tyre politike, programore dhe ideologjike. Kështu paushall e me thes të votave nuk bëhet politika e vërtetë.

Fola shkurt e shqip sepse jam i shqetësuar sinqerisht dhe ia du t’miren Albinit e VV. Nuk kam qenë as s’jam VV por ne zgjedhjet e fundit publikisht kam kerku te votohet Albini dhe lista e tij sepse duhej një barrikadë solide perballë hajnisë dhe krimit ekonomik.

POR në zgjedhjet tjera, VV nuk duhet ta sjellë punen që qytetaret te zgjedhin në mes hajnisë së perkohshme dhe tjetersimit te perhershem kombëtar e kulturor.

Sqarim per ata që lexojnë e s’kuptojnë:

Nuk jam as kunder Turqise as kunder islamit as kunder Albinit (qe e kam shok) as kunder VV. Jam me t’verteten dhe me te drejten. Dhe mos harroni, une nuk flas kot, keshtuqe merreni seriozisht këtë verejtje.