Opinione

Albin tërhiqu! Respekto vendimin e KQZ-së, për të ardhmen tënde politike

Albin Kurti – Tërhiqu, lejo Glaukun ose Vjosën

Albin Kurti – Tërhiqu, lejo Glaukun ose Vjosën të kandidojnë, respekto vendimin e KQZ-së, për të ardhmen tënde politike, për të mirën e Kosovës!

Njollat ​​në biografi janë sikur ato në jelekun e bardhë. Afera korruptive, pabesi, sulme me gazë-lotësjellës, zbulimi i dëshmitarëve të mbrijtur, shmangie e tatimit, gjuajtje me armë apo me gurë, publikim të informatave sekrete, delikte në trafik etj. Politikanët jo gjithmonë i lirojnë karriget kur akuzohen për një vepër penale. Disa humbin detyrën e tyre, të tjerët vazhdojnë karrierën e tyre me dënim penal. KQZ kishte gjetur se 47 kandidatë gjithsej, nuk do të mund t´i nënshtrohen garës. Nuk është duke ndodhur vetëm në Kosovë.

Çfarë shembuj kemi nga Gjermania?

Në shtypin gjerman, gati në të gjitha gazetat, janë prezantuar disa nga personalitetet, politikanë gjermanë të cilët kishin qenë të dënuar për një vepër penale ose civile dhe më pas kishin vazhduar të kandidojnë për poste ministrore ose për pozita tjera në jetën publike.
A ka Kosova një ´Führungszeugnis´ gjermane? Në Gjermani është e lejuar që “gjobat me deri në 90 tarifa ditore dhe dënimet me burg më pak se tre muaj nuk përmenden në certifikatën e sjelljes së mirë,” shpjegon avokati i Hamburgut Jes Meyer-Lohkamp. Vetëm ata të cilët janë dënuar me dënime më të larta konsiderohet se kanë një dënim penal, mund të quhen të dënuar me formën e prerë. Çdo shënim qoftë në ate private, apo të detajuar (plotësuese) i shënohet në Gjermani çdo individi vepra e kryerë në ertifikatë. Shënimet në çertifikatë kërkohen edhe nga punëdhenësi, në raste punësimi në sektorin publik, por edhe në ate privat, nëse kërkohet. Madje edhe për kandidatët e doktoraturës univerzitetet gjermane kërkojnë nga kandidati para se t´ i nënshtrohet provimit, të sjell çertifikatën se a është personi i pastër apo jo?

Dënimet penale për çështje ekonomike, korrupsion etj, të politikanëve gjermanë

Mes tyre janë si më poshtë:
Klaus Landowsky: Gjashtë vjet pas aferës bankare në Berlin, ish-udhëheqësi i grupit parlamentar CDU në Berlin u dënua me një dënim me kusht në mars 2007 për shkelje të besimit. Ai ishte CEO i ndërmarrjes „Berlin Hyp“, i cili miratoi hua prej më shumë se 235 milion euro për grupin e pasurive të patundshme „Aubis“ pavarësisht rreziqeve të larta. Landowsky kishte pranuar një dhuratë parash nga Aubis për CDU. Ky skandal i kushtoi atij dhe me këtë e përfundoi karrierën politike.
Reinhard Klektiven: Ministri Federal i Transportit i atëhershëm i SPD ngeci në një çështje financiare në FC Saarbrücken, ku ishte president deri në 1998. Një gjykatë e dënoi atë me një gjobë në nëntor 2000 për ndihmën dhe shkeljen e besimit. Pakënaqësia në radhët e tyre për ministrin u rrit dhe Klektiven dha dorëheqjen.
Matthias Wissmann: Në Mars 1989, një gjykatë lëshoi ​​një urdhër ndëshkimi prej 10,800 markash (rreth 5,500 euro) kundër zëdhënësit të politikës së atëhershme ekonomike për grupin parlamentar të Unionit për financimin e fushatës që ishte në kundërshtim me ligjin e taksave. Wissmann kishte një shqiptim dënimi. Në vitin 1993 ai u bë Ministër i Kërkimit dhe më vonë Ministër i Transportit.
Otto Graf Lamsdorff: Karriera ministrore e politikanit të FDP, e cila filloi në 1977, përfundoi në vitin 1984 me çështjen e donacionit partiak të quajtur „Flick“. Gjykata e rrethit të Bonit e dënoi atë në vitin 1987 për evazion fiskal me një gjobë prej 180,000 markash (rreth 92,000 euro). Në vitin pasues ai u bë kryetari i ri federal i FDP-së.
Otto Wiesheu: Politikani i CSU u dënua me një dënim me kusht prej një viti dhe një gjobë prej 20,000 markash (rreth 11,000 euro) në vitin 1985 pas një aksidenti trafiku nën ndikimin e alkoolit për “vrasje” nga pakujdesia. Në 1990 ai u bë Sekretar i Shtetit për Shkencë dhe Art, dhe në vitin 1993 Ministër Bavaria për Ekonomi dhe Transport.

Rastet politike

Rastet më delikate që kanë të bëjnë jo me krim ekonomik por me çështje politike janë disi më të komplikuara.
Rregullorja e re nga viti 2017 për politikanët gjermanë parashikon që një politikan mund të kandidojë përsëri ose të zërë vendin e tij pas tre vjet pasi t´i ketë skaduar afati i dënimit ose t´i ketë pushuar së ekzistuari një denim i tillë. Në rastin e dënimeve me kusht më shumë se gjashtë muaj, në këtë rast periudha e karantinës (përjashtimit nga gara) është pesë vjet. Nëse karantina përfundon brenda një periudhe elektorale, personi në fjalë mund të marrë përsëri vendin e tij nga zëvendësi i tij.
A mund një person i dënuar të bëhet politikan?
Sigurisht, në varësi të asaj për të cilën ai ka një dënim penal, ai do ta ketë të vështirë të gjejë një parti që do ta pranojë atë.
Më problematike shihen veprat penale ose dënimet për çështje politike, jo vetëm brenda periudhës trevjeçare, por në një kohë të pacaktuar.
Një rast specific është ai i Christian Ströbele, i cili në vitin 1970 mori përsipër mbrojtjen e anëtarëve të RAF (Organizatës teroriste), ndër të tjera si avokat i terroristit Andreas Baader. Në vitin 1975, Ströbele u përjashtua nga mbrojtja për abuzim me privilegjet e avokatit para se të fillonte gjyqi i Stammheim-it. Në vitin 1980, Ströbele u dënua me një dënim me kusht me burg prej 18 muajsh nga Dhoma e Dytë e Madhe Penale në Gjykatën Rajonale të Berlinit për mbështetjen e një organizate kriminale, sepse ai kishte punuar në ndërtimin e RAF pas valës së parë të arrestimeve në vitin 1972 dhe ishte i përfshirë në sistemin e paligjshëm të informacionit të organizatës terroriste RAF.
Ky historik nga e kaluara nuk i pengoi z. Hans-Christian Ströbele (lindur më 7 qershor 1939 në Halle) të jetë një avokat tutje dhe madje të futet edhe në politikë në partinë Bündnis 90 / Die Grünen. Nga 2002 deri në 2009 ai ishte nënkryetar i fraksionit Bundestag Bündnis 90 / Die Grünen dhe ishte anëtari me jetë më të gjatë i Komitetit të Kontrollit Parlamentar (PKGr) të Bundestag Gjerman për kontrollin e shërbimeve federale të inteligjencës. Ai fitoi mandatin e drejtpërdrejtë për zonën elektorale Bundestag Berlin-Friedrichshain – Kreuzberg – Prenzlauer Berg Ost në zgjedhjet e Bundestag në vitin 2002, 2005, 2009 dhe në vitin 2013 si anëtari i vetëm i partisë së tij në Bundestag. Nga viti 2017 ai nuk garoi më për zgjedhjet federale.

Rasti i Albin Kurtit

Kjo është tjetër gjë. Albini nuk urren asnjë komb, as shtet, as nuk e ka kryer veprën penale duke hudhur gaz-lotësjellës në kuvend se ka dashur ta dëmtojë shtetin, ta thej ligjin dhe t´i plagos deputetët, por synimi i këtij veprimi simbolik ishte pengimin e punës së parlamentit për të mos mundësuar miratimin e marrëveshjeve politike, të cilat më vonë edhe Gjykata Kushtetuese siç është ajo e Zajednicës dhe humbjen e 8000 hektarëve territorit të Republikës së Kosovë me marrëveshjen me Malin e ZI I kjo e para e shpallur si e kundërligjshme. (Të njëjtë n vepër penale e kishte bërë Joshka Fischer, ish-ministri i Punë ve të Jashtme të Gjermanisë gjatë demonstaratave të viteve 60-ta në Gjermani. Siç e tha edhe Glauk Konjufa në TV-Dukagjini Albin Kurti dhe VV nuk i ka bërë demonstartat për ta dëmtuar shtetin e Kosovës, por për ta mbrojtuar ate. Burgosja e tij dhe e anëtarëve tjerë ishte bërë për t´i penguar protestat në rrugë. Madje shumë protestues, siç ishte edhe rasti i Astrit Deharit ishin arrestuar me akuzën se kishin sulmuar ndërtesën e kuvendit dhe akoma pa u shpallur dënimi kishin humbur jetën duke qenë në burg e që thuhet se ishte vrarë ose vetvrarë brenda burgut.
Albin Kurti megjasë do bëhet një shembull për ta bërë Kosovën shtet ligjor të cilit i bindet dhe duhet t´i binden të gjithë, pa përjashtim. Para se ta lexoja deklaratën nga z. David L. Phillips në Bota Sot i kërkova dhe po i kërkoj Albin Kurtit në mënyrë publike ta respektojë këtë vendim. Ashtu si David L. Phillips, do ta quaja të drejtë vendimin për ndalimin e personave që janë të dënuar ose nën hetime, për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në politikë.
Vertetë është koha e fundit që zyrtarët e partive politike t´i pastrojnë listat, duke demonstruar kështu përkushtimin e tyre për sundimin e ligjit para votuesve në Kosovë.
Abraham Linkoln nuk e ka thënë pa shkas: Ju mund të mashtroni një pjesë të njerëzve gjatë gjithë kohës dhe të gjithë njerëzit një pjesë të kohës. Por nuk mund të mashtrosh gjithë njerëzit gjatë gjithë kohës “.
Rreziku nga mostërheqja vije nga paknaqësitë e votuesit dhe ndonjë revoltë e mundshme. Me këtë rast duhet ta citoj Bertol Brechtin gjerman se „Kur padrejtësia bëhet drejtësi, rezistenca bëhet detyrë.” Ky rrjesht nga Bertolt Brecht tregon se pse Albin Kurti duhet të vendos të respektojë vendimin e KQZ-së. Kështu apelon edhe David L. Phillips (Bota sot) i cili thotë; “Nëse z. Kurti nuk lejohet të kandidojë, ai do të formojë politikën e Kosovës në një mënyrë kuptimplotë përgjatë shumë viteve të ardhshme. Kufizimet afatshkurtra mbi pjesëmarrjen e z. Kurti në qeveri përfundimisht do të hiqen – ndoshta së shpejti – dhe ai do të marrë zyrtarisht përgjegjësi. Z. Kurti mund të bëhet ende kryeministër nëse shumica e ligjvënësve e duan atë në këtë rol”.
Sikur Albin Kurti të rrespektonte këtë vendim nga KQZ ai nuk do t´i amnestonte “kriminelët“, ata që janë nën hetim e të cilëve i´u është mënjanuar e drejta, “pjesëmarrja e drejtpërdrejt në politikën e Kosovës”. Albin Kurti mund të bëhet sebep që njëherë e përgjithmonë personalitetet e partive politike të të gjitha partive tash e tutje t´i rishikojnë dhe t´i pastrojnë listat e tyre, të kandidatëve të cilët, në çartifikata kanë shënime për vepra penale dhe sjellje jo të mirë dhe kështu do të demonstrohet përkushtimi i të gjithëve ndaj ligjit dhe për sundimin e ligjit.