Opinione

Albin, leji kafet naltë e poshtë në Tiranë sikur je Ismail Qemali

Siç e ka nisur Albini, shume shpejt do t’i

Siç e ka nisur Albini, shume shpejt do t’i takoje te pije kafe, apo haje dreke edhe me Nexhmijen.

Pse jo, perderisa edhe ajo ka ca ndjekes, e kush e di ka ende mendime per te dhene.

Por, nese gjithe shfaqjet e deritanishme te Albinit ne Shqiperi, jane vertete per te grumbulluar informacion, per te qartesuar e kristalizuar idete e tij, bukuri.

Nese Albini do te marre rolin e Ismail Qemalit duke “ia vjedhur” Edi Rames, e duke ia lene mjekren thate, bukuri.

Nese Albini kerkon te zbuse paraprakisht mendje te nxehta, apo te prapa, qe mund t’i mveshin lloj lloj kostumesh te tregut “shpif c’te shpifesh”, serish bukuri.

Ama Albini duhet te kuptoje dicka: Jo vetem ne Kosove, por edhe ne Shqiperi, madje edhe ne te gjitha trojet, ai shihet (besoj) si shpresa per te hequr kufijte mes shqiptareve, ndoshta edhe pak me shume se virtuale.

Si njeriu qe do jete shpate kunder korrupsionit dhe perfitimit, performance qe fare mire mund te pasqyrohet edhe ne Shqiperi e me gjere.

Pra, shqiptaret ne te gjitha shtetet ku ndodhen ne rajon, keto presin nga Albini, (padyshim qe Kosova dhe ceshtjet e saj jane primare, kjo nuk do diskutim).

Takimet e tij jane nje nisje e mire e nje politikani te pjekur, te paane, qe kerkon te marre menjehere rolin e liderit, por ama deri tani, me shume me keto kafe e dreka (pa dashje sigurisht) po perdoret si boje retush per pastrimin e pislleqeve nga disa fytyra, madje duke rrezikuar t’ia ngarkojne atij.

Albini ka treguar se di te prese, shqiptaret jo dhe aq shume.

Prandaj ndoshta eshte koha te shpalle platformen e tij dhe idete per ceshtjen shqiptare.

Burimi: http://www.ekonomiaonline.com/