Lajme

Albin Kurti takon Vjosa Osmanin: Kosova do të dalë nga kriza!

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ësht

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti është takuar ditën e sotme me kryetaren e LDK, Vjosa Osmani. Ai bën me dije përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” se kanë diskutuar së bashku përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që i presin përpara.

“Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit”, shkruan Kurti.


Etiketa: