Maqedoni

Albin Kurti pret në takim Ziadin Selën

Sot në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherazi kandidati për kryeministër në Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selën.

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela e uroi edhe njëherë  Albin Kurtin për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Në takim u fol edhe për marrëdhëniet fqinjësore që ka Maqedonia e Veriut me Republikën e Kosovës, dhe nevojën që këto marrëdhënie të forcohen edhe më tej, në mënyrë që të krijohen edhe kushte më të mira për lëvizjen e lirë si të qytetarëve ashtu edhe të të mirave.

Përveç dy liderëve, në takim gjithashtu mori pjesë edhe Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari si dhe Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Loading…