Showbiz

Alban Ramosaj i kthehet keq Agim Doçit: Lëre rakinë! Uroj të jesh gjallë deri vitin tjetër

Agim Doçi, poet, autor këngësh dhe anëtar juri

Agim Doçi, poet, autor këngësh dhe anëtar jurie në zgjedhjen e këngës përfaqësuese për ‘Eurovision’, foli së fundmi për këngën e Alban Ramosajt “Theje”.



“Kur më thoshte njeri pse nuk ja dhatë Ramosajt. Ramosaj si shqiptar i Kosovës le të konkurojë në Eurovizion për Republikën e Kosovës. Europa tallet edhe me Kosovën edhe me ne, sepse une nuk mund të coj një këngë që ishte parodi për estradën e Tiranës si ekipi i 5 vetave norvegjez, jepi ujkut një banane. Këto të Kosovës kanë përfituar nga një komision hallexhinjsh që jua pranon këngët”, tha ai.

Mirëpo pas kësaj deklarate, ka reaguar mjaft i irrituar Alban Ramosaj. Ky i fundit ka bërë një postim të gjatë në “Instagram”, ku shkruan se Europa nuk tallet me Kosovën apo Shqipërinë, por me zgjedhjet që bëhen.

Postimi i Ramosajt:

I Nderuar Z.Doci. (Gjithashtu antar i jurise se festivalit te fundvitit ku konkurrova me “Theje”)

Ajo qe duhet te “te vrasi” eshte fillmisht rracizmi ndaj “Shqiptareve te Kosoves” sic po na ndan e po na etiketon, pastaj era e komunizmit qe kuterbon nga ty ne kete interviste.

Europa nuk tallet me Kosoven apo Shqiperine, por me zgjedhjet qe bejm e si i lejojme te na shohin nder vite. (Meqe ra llafi, kemi nje liste te gjate me individe qe na krenojne neper bote si: Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max, Bebe Rexha, Ermal Meta, Inva Mula, e shume te tjere)

E meqe ke qejf te na ndash, le ti hyjme me thelle natyres se kendveshtrimit tend.

Ka qene po nje “Shqiptare e Kosoves” qe na ka ngritur ne rezultatin me te larte historik ne Eurosong, apo harruat? Te kujton gje emri Rona Nishliu?

Persa i perket cfare jam, jam nje Shqipe! qe madje gezoj dhe emrin Alban nga nje baba (drite paste) shume patriot dhe me dije te thella per historine dhe gjakun tone.

Flas 4 gjuhe te huaja, kam pashaporte Shqiptare dhe Kosovare, jam i lindur ne Holland, rritur ne Shqiperi me origjine nga Kosova e me rezidence ne Spanje dhe jam shume me shume Shqiptare se sa ju edhe shume me shume Europian se sa ju.

Nuk jeni askushi qe te na ndani e te na limitoni per te perfaqesuar Mamane-Shqiperi ne Europe apo kudo!

Te sygjeroj te kursesh rakine ne dalje televizive dhe te perfaqesosh moshen tuaj e te na thuash dy tre gjera te mencura heres tjeter.

Uroj te jesh gjall per vitin qe vjen e te shohesh se si do na perfaqesoj nje “Shqiptar nga Kosova” !