Maqedoni

“Akumulatorët”, anti-korrupsioni mbylli lëndën ndaj Angjushevit, konstaton konflikt interesi

Anti-korrupsioni ka mbyllur lëndën për zv. Kryeministrin Koço Angjushev dhe ka kërkuar nga kreu i Qeverisë, Zoran Zaev që të kërkoj përgjegjësi nga Angjushev, nën arsyetimin se Angjushev ka marr pjesë në seancën qeveritare kur është miratuar ulja e doganës për “akumulatorët”.

“Komisioni Antikorrupsion me këtë rast ka konstatuar konflikt interesi dhe do të kërkoj nga kryeministri të ngrejë iniciativë për përgjegjësi për shkak të fshehjes së interesave private nga ana e Angjushevit”.

Ky vendim i anti-korrupsionit është miratuar pas një debati 30 minutësh me 4 vota pro dhe 2 kundër.

Loading…