Showbiz

Aktorja e njohur rrëfen eksperiencën e frikshme: Më rrëmbyen në Afrikën e Jugut, erdhën me armë dhe…

Aktorja e njohur Rebel Wilson ka zbuluar se ësh

Aktorja e njohur Rebel Wilson ka zbuluar se është rrëmbyer nga një grup personash në Afrikë.





Gjatë një interviste televizive, aktorja australiane rrëfeu momentin kur ndjeu më shumë frikë në jetën e saj. Ajo tha se kishte udhëtuar me një disa gra në Mozambik kur ato u zunë pritë nga disa persona të armatosur.

“Ne ishim në një kamion bagëtish dhe disa burra me armë erdhën me një kamion tjetër. Ata u afruan pranë nesh me armët e mëdha dhe thanë: “Duhet të zbrisni nga kamioni.”, tregoi aktorja 40-vjeçare duke shtuar se u lanë të lira të nesërmen. “Ata erdhën dhe thanë: Kamioni juaj është gati. Mund të shkoni.”

Ndonëse nuk është e sigurtë pse u rrëmbyen, Wilson ka zhvilluar dhe teorinë e saj. “Unë mendoj se ndoshta ata na kanë përdorur për të kontrabanduar gjëra të paligjshme në pjesën e poshtme të kamionit.”, u shpreh ndër të tjera aktorja australiane.