Showbiz

Aktorja e njohur bën deklaratën e papritur: Jam transgjinor, nuk mund ta përshkruaj sesa i lumtur jam…

Aktorja e njohur, e nominuar për Oscar, Ellen P

Aktorja e njohur, e nominuar për Oscar, Ellen Page ka shokuar me deklaratën e saj më të fundit. Me anë të një postimi në rrjete sociale, ajo ka pranuar se është transgjinore, duke u kërkuar ndjekësve që ta thërrasin me përemrin ‘ai’ dhe emrin Elliot.





“Përshëndetje miq, dua të ndaj me ju se jam trans, më thërrisni me ai dhe emri im është Elliot. Ndihem me fat që po e shkruaj këtë, që kam arritur këtu. Jam mirënjohës për njerëzit që më kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi. Nuk mund ta përshkruaj sesa i lumtur jam që më në fund e dashuroj veten time ashtu siç jam. Jam frymëzuar nga shumë komunitete trans”, u shpreh Page.

Page falenderoi gjithashtu familjen dhe njerëzit e dashur që e kanë mbështetur duke e pranuar ashtu siç është.