Lajme

Aktori i njohur e propozon për kryeministër, Lutfi Haziri shpërndan foton

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur cili është kandidati i tyre për kryeministër në zgjedhjet që priten të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm, raporton Gazeta Express.

Njëri nga emrat që është përmendur në opinion është ai i kryetarit të Gjilanit dhe nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit.

Një propozim për Hazirin kandidat për kryeministër e ka pasur edhe aktori i njohur kosovar, Jeton Zogiani.

Ai e ka shpërndarë një fotografi në Instagram.

Në atë foto ku shihet Haziri ai ka shkruar “Mos humbni kohë, nominojeni”.

Këtë foto të aktorit e ka ri publikuar edhe vetë Haziri në profilin e tij në Instagram