Showbiz

Aktori i humorit shkruan dedikimin më të ndjerë për ditëlindjen e të ëmës

Nëna e Julian Dedës feston sot 60-vjetorin e li

Nëna e Julian Dedës feston sot 60-vjetorin e lindjes dhe aktori i humorit i ka bërë një dedikim në rrjete sociale. Juliani ka publikuar një foto të shkrepur ditët e fundit dhe një tjetër nga koha kur ai ka qenë një fëmijë i vogël, që qëndronte përkrah të ëmës.



Kur vjen puna tek familja, Juliani e lë gjithmonë mënjanë humroin dhe nuk ngurron të shprehë hapur ndjenjat për njerëzit e tij të shtrenjtë. Ndaj dedikimi që i ka kushtuar të ëmës është kaq i ndjerë dhe emocionues.

Keto dy foto kane shume vite diference, por shikoje pak Mam, buzeqeshja jote eshte njesoj, drita dhe miresia ne syte e tu eshte e njejta. Gjithmone e dashur, gjithmone e perkushtuar per familjen dhe une gjithmone i vogel per ty, sepse ti edhe sot si atehere nuk harron te me thuash ‘Juli, veshu mama se ftofesh’. Je e mire shume, je qershia mbi torten tone te familjes…!

Ma gezofsh 60 vjetorin! Zoti te bekofte e shtrenja ime, ashtu siç na ka bekuar ne me pranine tende! Te du fort Mam…! , shkruan Juliani në urimin për të ëmën.

Siç dallohet nga fotografia e fëmijërisë dhe ajo e shkrepur së fundmi, Juliani ka një ngjashmëri shumë të madhe edhe me nënën e tij, përveçse me të atin Zef Deda.