Kronika e Zezë

Aksioni i Policisë në rajonin e Pejës, arrestohen disa persona e sekuestrohen armë

Policia e Kosovës në orët e mëngjesit ka zhvilluar një aksion në rajonin e Pejës bashkë me drejtorinë për hetimin e krimit të organizuar nën dyshimin për trafikim me armë.

Deri më tani janë arrestuar disa persona dhe janë sekuestruar armë të ndryshme.

Ky operacion, sipas sinjalizuesve është zhvilluar në disa lokacione në rajonin e Pejës.