Lajme

Aksion para qeverisë për 8 mars: Nga pandemia u rrit dhuna ndaj grave

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (Qika) ka mbajtur aksion simbolik në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, para ndërtesë së Qeverisë së Kosovës.

Sipas organizatorëve nga kriza që solli pandemia pozita e grave është vështirësuar dukshëm.

Sipas tyre të dhënat në nivel global tregojnë se një numër i madh i grave kanë humbur vendet e punës, një pjesë tjetër e tyre kanë qenë viktima të dhunës në familje si dhe shumica e grave u ballafaquan me ngarkesa të mëdha me punët e shtëpisë të cilët padrejtësisht shihen si “punë të grave”.