Kult

Aksidenti në Lushnjë/ Rëndohet bilanci, humb jetën 22-vjeçari rrugës për tek Trauma

Rëndohet bilanci i aksidentit të mbrëmshëm

Rëndohet bilanci i aksidentit të mbrëmshëm në rreth rrotullimin e Kolonjës. Burime nga policia e Lushnjës bënë me dije se ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Traumës 22-vjeçari Alteo Shabani, i cili mbeti i plagosur rëndë.Po në gjendje të rëndë është edhe 16-vjeçari Alban Doksani, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Qendrën Spitalore të Traumës në Tiranë.





Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:30 në aksin Lushnjë-Fier, ku mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e përplasjes së fortë humbi jetën në vend 21-vjeçari Jorges Shabani. Dy të plagosurit e tjerë Alteo Shabani, 22 vjeç dhe Alban Doksani, 16 vjeç u transportuan në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë por më pas u dërguan drejt Traumës. Për shkak të plagëve të marra, 22-vjeçari Shabani ka humbur jetë rrugës.