Lajme

Aksidenti/ Humbën jetën dy adoleshente, shoferi pa patentë (Detajet)

Zbulohen detaje të rënda nga aksidenti ku hum

Zbulohen detaje të rënda nga aksidenti ku humbën jetën dy vajza 17-vjeç, në Bërzhitë të Tiranës. Gazeta Mapo mëson se 18-vjeçari që po drejtonte makinën nuk kishte patentë. Ai kishte vjedhur patentën e babait, por vet nuk ishte i pajisur me një leje drejtimi.

F.SH ndodhet në spital aktualisht, por policia ka lëshuar një urdhër arresti ndaj tij. Dy vajzat 17-vjeç, shokët e tyre 14-vjeç dhe 18-vjeçari F.SH, po kthehshin nga një festë ditëlindjeje. Në orë 01:00, në Bërzhitë makina ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës dhe me pemët. Shkak dyshohet shpejtësia, por edhe lagështira në rrugë.

Nga aksidenti humbën jetën dy vajzat D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe. Të plagosur mbetën O. M, 14 vjeç, L. M, dhe vet shoferi.

Aksident tragjik në Tiranë, humbin jetë dy vajza 17-vjeç (FOTO)


Etiketa: , ,