Kronika e Zezë

Aksident tragjik në Sllovaki, 12 studentë humbin jetën dhe lëndohen 15 të tjerë

Në një aksident rrugor në jug të Sllovakis

Në një aksident rrugor në jug të Sllovakisë kanë humbur jetën 12 studentë, nga të cilët katër ishin minorenë. 15 të tjerë kanë mbetur të lënduar, tre prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën. Sipas mediave sllovake, drejtuesi i një kamioni të ngarkuar me gurë, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me autobusin e studentëve. Ky është aksidenti rrugor më i rëndë që ka ndodhur në Sllovaki që nga viti 1995, kur një autobus çek theu një barrierë sigurie në verilindje të vendit duke rënë nga një lartësi prej 25 metrash në humnerë ku edhe 15 persona humbën jetën.