Kronika e Zezë

Aksident trafiku në magjistralen Gostivar – Kërçovë, jo zyrtarisht ka humbur jetën një person

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 09:00.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçove, tek ura në fshatin Novosellë.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, dhe informacionet e para jozyrtare flasin se si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë një grua, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gostivarit. Aksidenti i sotëm vjen një ditë pas atij të ndodhur në rrugën Hanet e Mavrovës – Dibër, ku gjithashtu u regjistruan viktima në njerëz. /Tvglobi/