Lajme

Aksident trafiku në Klinë, një i vdekur dhe dy të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur pak më parë në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka theksuar për Gazeten Online Insajderi se vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar ekipi mjekësor.

“Në fshatin Grabanicë të Komunës së Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërkaq një i tretë ka pësuar me fatalitet. Vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar ekipi mjekësor”, tha ai.

Gjatë ditës së djeshme ishin dy aksidente të cilat morën jetën e katër personave në dy qytete të ndryshme të vendit./Insajderi.com