Lajme

Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, katër persona dërgohen me urgjencë në spital

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan, mëngjesin e sotëm.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku jane të perfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lëduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.