Lajme

Aksident në Rrugën e Kombit, vdes një kosovar

Një kosovar ka vdekur pasditen e sotme pasi ësh

Një kosovar ka vdekur pasditen e sotme pasi është aksidentuar me makinë në rrugën Rubik-Rrëshen, transmeton Insajderi.

Viktima është H.S, 58 vjeçar.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në orën 17:22, rreth 6 kilometra larg hyrjes në superstradën e “Rrugës së Kombit”, kur një makinë e lartë tip “Land Rover” me targa italiane u përplas me një autobus.

Autoritetet kanë shoqëruar në polici shoferin e autobusit për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Euronews.al shkruan se në makinë me H.S, ishte edhe i biri i tij.

Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë me ashpërsimin edhe të Kodit Rrugor, numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri mbetet shqetësues. Vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti janë regjistruar 547 aksidente me pasojë 90 viktima./Insajderi.com