Lajme

Aksident në Rrugën e Kombit, dy persona të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të Milotit. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Identitetet e të tyre ende nuk bëhen të ditur, por mësohet se ata janë dërguar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Burime për mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur përgjatë Rrugës së Kombit. Një automjet tip “Benz” me targa kosovare, ka goditur në pjesën e pasme një mjet tip “Hundai” me targë “AA 087 VI”. Policia dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


Etiketa: , , ,