Një kalimtar është përplasur sot pasdite nga një makinë ‘Toyota’ në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore të qytetit.
I plagosuri është Qani Çela. Ai ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një makinë tip ‘Toyota Yaris’ e drejtuar nga një grua 50 vjeçe.
Çela është transportuar në spital, ndërsa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Etiketa: aksident, Lushnjë, makina perplas kalimtarin, Qani Çela