Kosovë

Aksident në Lipjan, dy persona përfundojnë në spital

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Banullë të Lipjanit.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00,në fshatin Banullë të Lipjanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.