Lajme

Aksident në Lezhë-Shkodër, makina përplas motorrin, një i plagosur

Një tjetër aksident ka ndodhur në orët e pa

Një tjetër aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre.

Raportohet se një makinë ka përplasur një ciklomotor, drejtuesi i të cilit ndodhet në gjendjen të rëndë dhe është dërguar në spitalin e Lezhës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Etiketa: , , ,