Lajme

Aksident në Lezhë, plagoset drejtuesi i motorit

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Lez

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Lezhë. Sipas raportimeve të para, drejtuesi i një motori, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është aksidentuar duke mbetur i plagosur.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht në Mërqi të Lezhës. Identiteti i të plagosurit ende nuk bëhet i ditur por mësohet se është dërguar me urgjencë drejt spitalit për të marë ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit.


Etiketa: , , ,