Kronika e Zezë

Aksident në Gjakovë/ Lëndohen 7 persona, një në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Bishtazhin të Gjakovës, mes dy automjeteve, para pak minutash.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin Nysret Gjurkaj, zëdhënës në Policinë e Gjakovës, i cili njoftoi se janë lënduar 7 persona, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Në fshatin Bishtazhin të Gjakovës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në mes të 2 automjeteve. Vetura e cila ishte në drejtimin nga Prizreni në Gjakovë ka bërë tejkalim të pasigurt dhe ka goditur veturën tjetër në pjesën e parme, në anën e majtë. Nga ky aksident janë lënduar 7 persona, njëri prej tyre është në gjende të rëndë dhe ka thyerje të nofullës“, thuhet në përgjigjen e Policisë.