Sipas informacioneve paraprake, në autostradën Milot-Fushë Krujë në afërsi të Thumanës, dy automjete janë përplasur dhe për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.
Identitetet e tyre ende nuk bëhen të ditur, por mësohet se janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas dyshimeve të para, shkak i aksidentit është bërë automjeti tip “Benz” i cili është futur në rrugë kundravajtje. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e mëtejshme të aksidentit.
LEXO EDHE:
Aksident në Elbasan, 4 të plagosur, makinat përfundojnë në lokal
Etiketa: aksident, Elbasan, Fushë-Krujë, të plagosur