Lajme

Aksident në Fier-Lushnje, “Benzi” përfundon në kanal, një i vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrro

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Kolonjës në autostradën Fier-Lushnje. Si pasojë e këtij aksidenti humb jetën një person, dy të tjerë të plagosur rëndë dy të plagosurit kanë marrë dëmtime të rënda dhe janë në gjendje kritike. Ka qenë një automjet tip “Benz” i cili ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Siç duket edhe nga fotoja më poshtë, makina është shkatërruar.

Mësohet se fillimisht automjeti është përplasur me bordurën anësore dhe më pas ka dalë nga rruga. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie.

Njoftimi i policisë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 21:30, në aksin rrugor Lushnje–Fier,në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Kolonjës”, mjeti tip “DAIMLER CHRYSLER”, ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë ngelur të dëmtuar tre shtetas të cilët ishin pasagjer në këtë mjet.

Pasi u dërguan në Spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë, një prej tyre ndërroi jetë dhe 2 të tjerët ndodhen në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe 2 të dëmtuarve të tjerë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Etiketa: ,