Lajme

Aksident në Elbasan, 4 të plagosur, makinat përfundojnë në lokal

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdi

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur kokë më kokë dhe për pasojë katër persona janë plagosur.

Identietet e tyre ende nuk bëhen të ditur, por mësohet se janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas raportimeve në media, në aksident janë përfshirë një makinë tip “Benz” me targë AA 596 XG dhe një automjet tip ‘Volkswagen’ me targë AA 016 XS.

Nga përplasja e fortë, dy automjetet kanë përfunduar në ambientet e një lokali, në aksin Elbasan-Peqin pranë fshatit Pajovë.


Etiketa: , ,