Kosovë

Aksident në dalje të Prishtinës, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot paradite në dalje të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për Express se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 10:30.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Saktësisht ky aksident ka ndodhur në rrethrrotullimin që gjendet në dalje të Prishtinës, në drejtim të Fushë Kosovës.

“Sot rreth orës 10:30 në rrethrrotullimin që gjendet në dalje të Prishtinës, në drejtim te Fushë Kosovës”ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve (dy vetura dhe nje autobus)”, thonë nga Policia duke bërë me dije se janë lënduar dy persona.

“ Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.