Lajme

Aksident në aksin Pukë-Shkodër, çifti i gjakosur shtrirë në mes të rrugës

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në mëngjes në aksin rrugor Pukë-Qafë Qele. Një motor është përplasur me një makinë. Të plagosur kanë mbetur burrë e grua të cilët po udhëtonin me motorr.

Burime nga vendi i ngjarjes raportojnë se dy të lënduarit gjendeshin prej një ore në mes të rrugës, pasi ambulanca nuk po vinte. Ata janë mbuluar me plasmas për shkak të shiut të dendur.

Mendohet që çifti i bashkëshortëve ka marë dëmtime serioze, por ende nuk bëhet me dije gjendja e tyre.


Etiketa: , ,