Vijon saga e aksidenteve gjatë ditës së sotme në vendin tonë. Një tjetër është regjistruar në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Larushk. Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar me makina drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit.
Vijon…
Etiketa: aksident, Fushë-Krujë, plagosen 2 persona, tirane