Kronika e Zezë

Aksident me vdekje në rrugën regjionale Forinë – Çegran (FOTO)

Sonte (27 dhjetor) rreth orës 20, në rrugën ra

Sonte (27 dhjetor) rreth orës 20, në rrugën rajonale Gostivar -Çegran më sakt në fshatin Forinë, ka ndodhë aksident trafiku në të cilën kanë marrë pjesë dy vetura: ,,Shkoda Felicia” me targa të Gostivarit të cilën e ka drejtuar 57-vjeçari L.H. nga fshati Raven, në të cilën si pasagjer kanë qenë edhe tre persona të gjinisë femërore dhe vetura ,,BMW” me targa të Austrisë të cilën e ka drejtuar 18- vjeçari I.M nga Çegrani i Gostivarit. Në këtë aksidet shoferi L.H. ka pësuar lëndime të rënda trupore të cilave shpejt u është nënshtruar dhe ka ndërruar jetë, derisa tre personat tjerë nga e njëjta veturë, kanë marrë lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes inspektim janë duke kryer Prokurori Publik dhe ekipi nga DPB Gostvar, kurse vozitësi i veturës ,,BMW” është siguruar për procedurë të mëtejme. /TVGLOBI/