Lajme

Aksident me 7 të lënduar në Malishevë

Një aksident me 7 të lënduar ka ndodhur dje në komunën e Malishevës.

Sipas njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës, deri tek aksidenti ka ardhur pas pakujdesisë së 2 veturave kanë aksidentuar  edhe dy të tjera.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Malishevë 15.11.2020 18:50. Dy të dyshuarit m/k derisa po drejtonin veturat e tyre nga pakujdesia kanë hyrë në tejkalim në vijën e plotë me ç’rast kanë shkaktuar aksident edhe të dy veturave tjera. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë marrë dy të dyshuarit dhe 5 pasagjerë tjerë m/k. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë.

Vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 14 aksidente me të lënduar si dhe 12 aksidente me dëme materiale.