Lajme

Aksident i rëndë në Tiranë – Makina del nga rruga, humb jetën shoferi

Një aksident i rëndë më pasojë vdekjen e një pe

Një aksident i rëndë më pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Në orën 23:20, në vendin e quajtur “Bishti i zhurit”, një makinë  ka dalë nga rruga dhe si rrjedhojë drejtuesi i saj, i identifikuar me inicialet A.F., 46 vjeç, ka humbur jetën.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit tragjik, ndërkohë Policia njofton se vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 29.12.2020, rreth orës 23:20, në vendin e quajtur “Bishti i zhurit”, mjeti me drejtues shtetasin A.F., ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i mjetit shtetasi A.F., 46 vjeç. Vijon puna me grupin hetimor dhe sherbimet e policisë për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes .


Etiketa: ,