Lajme

Aksident i rëndë në Lezhë, autobusi përplaset me kamionin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Lezhë-Milot. Një autobus me pasagjerë është përplasur me një trajler te kryqëzimi i Shëngjinit.

Mësohet se si pasojë e përplasjes kanë marrë lëndime tre persona. Dy fëmijë dhe një grua janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti./abc/

18


Etiketa: , , ,