Lajme

Aksident i rëndë në Komoran, vetura bie në lumë, vdes pasagjeri

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident të rëndë trafiku e ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person.

Sipas policisë një veturë që ishte në lëvizje kishte rënë në lumë.

Më tutje PK-ja njoftoi se vozitësi i veturës është dërguar për tretman në QKUK, teksa pasagjeri nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Komoran, 24.03.2021 – 23:00. Është raportuar se në rr. nacionale Pejë- Prishtinë,  fshati Komoran një veturë me targa vendore derisa kishte qenë në lëvizje kishte rënë në lumë. Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se në atë veturë kishin qenë dy persona  vozitësi dhe një pasagjer të dy meshkuj kosovarë. Vozitësi i veturës ishte nxjerrë nga lumi dhe për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK, kurse pasagjeri – viktima ishte nxjerrë nga lumi pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.