Kosovë

Aksident i rëndë në Klinë, humb jetën një 18-vjeçar

Një 18-vjeçar ka humbur jetën në një aksid

Një 18-vjeçar ka humbur jetën në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në rrugën Pejë – Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i cili ka thënë se aksidenti ka ndodhur në ora 19:19, pranë fshatit Zajm të Klinës, shkruan KosovaPress.

Ai ka njoftuar se aksidenti është shkaktuar mes një veture me pasagjer dhe një motoçiklete, ku një person ka pësuar lëndime të rënda.

Ibraj ka shtuar se i lënduari G.Z. 2001, ka ndërruar jetë deri sa transportohej për në Spitalin Rajonal të Pejës, i cili në spital ka arritur pa shenja jete.

Policia ka arrestuar të dyshuarin për aksident.