Kronika e Zezë

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën shqiptari

Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e j

Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës së një shqiptari ka ndodhur gjatë natës në Itali.

Aksidenti ka ndodhur në Fossano, teksa 48 vjeccari shqiptar po udhëtonte me një makinë tip “Fiat 500” kur është përplasur kundër një makine tjetër, që po drejtohej nga një grua.

Në këtë aksidenti është përfshirë edhe një makinë tjetër, e tretë.

Sipas policisë, në përplasje kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, por me plagë të lehta.

Për shkak të aksidentit, rruga është bllokuar për më shumë se 2 orë.