Sport

Aksident i frikshëm, në Formula 1/ Makina e Zhu është kthyer përmbys – Shikoni videon

Çmimi i Madh i Britanisë në pistën Silversto

Çmimi i Madh i Britanisë në pistën Silverstone nisi negativisht, pasi një aksident i frikshëm ndodhi pikërisht në këndin e parë të garës.



Disa makina u përplasën me njëra-tjetrën, me Alfa Romeon e Guanyu Zhu që rrotullohej me kokë poshtë.

Siç është zakon në raste të tilla, organizatorët nuk po shfaqin pamjet përkatëse në ripërsëritje derisa të konfirmohet se të gjithë drejtuesit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Disa makina të tjera, Russell (Mercedes), Tsunoda (AlphaTauri) dhe Ocon (Alpine) pësuan dëmtime, duke bërë që gjyqtarët të lëshonin flamuj të kuq dhe gara të ndalohej përkohësisht.