Kosovë

AKK-ja javën e ardhshme vendos për tenderin 5 milionësh që fitoi kompania e ministrit Kuçi

Në fund të javës tjetër Agjencia Kundër Korrupsion pritet të dalë me opinion për mbi dyshimet për konflikt interesi në rastin e një tenderi të fituar nga kompania e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçit.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli tha për gazetën Objektiv se janë në fazën përfundimtare të këtij rasti.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Janë duke punuar dy departamente për këtë rast. Po shpresojmë që në fund të javës tjetër po kryhet”, tha Havolli.

Havolli tha se janë duke e analizuar rastin në fjalë në detaje.

“Jemi duke e shikuar krejt procesin pasi ai nuk ka qenë zyrtarë i lartë kur ka aplikuar për tenderë si ka shkuar, por i kemi disa zyrtarë me covid që kanë dalë, dhe kjo na ka ngadalësuar punën”, shtoi Havolli.

“Hidroterm” Sh.P.K., kompania e Blerim Kuçit, ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit në Qeverinë Hoti, është shpërblyer me një kontratë publike në vlerë prej rreth pesë milionë eurosh më 6 tetor.

“Hidroterm” Sh.P.K., aksionet e së cilës i posedon ministri Kuçi, ka fituar tenderin publik të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) për “ndërtimin e objektit spitalor për nënën dhe fëmijën në Prizren”