Maqedoni

Ajri i ndotur prej disa ditësh po ngulfate tetovarët

Ndezja e koftorëve për ngrohje, tymi i ndërmarrjeve të shumta për prodhim, por edhe numri i madh i makinave në qarkullim, kanë bërë që Tetova dy ditët e fundit të jetë ndër qytetet me ajrin më të ndotur në vend.

“Ndotjes së ajrit të ditëve të fundit, përveç atyre që përmendëm më lartë, i ndihmojnë shumë edhe numri i madh i makinave, që qarkullojnë nëpër rrugët e Tetovës normal dhe mungesa e vendeve për parkim, që bën që makinat të sorollaten gjatë kohë rrugëve për të gjetur një vend parkimi”.

“Për ta gjet një vend parkimi mesatarisht gjysmë ore tani paradite, ndërsa në atë vlugun e drekës edhe më tepër. Kjo mjaftë ndikon në ndotjen, arsyet janë vitet e makinave apo mosha e makinave. Dihet se te janë mbi 15 vite e lartë dhe dihet që ndotin me të madhe dhe e dyta kualiteti i lëndës djegëse tek ne që nuk është me oktanët që duhet dhe kjo ndot dhe është ndër faktorët më të mëdhenj”

“Gjysmë ore duhet apo një orë më pak, s`ka parkingje e shihni edhe vet. Ndikojnë shumë në ndotje ndikojnë”.

Të pyetur nëse kanë ndonjë plan për çlirimin e komunikacionit dhe cila do të ishte zgjidhja, nga Komuna e Tetovës thonë se po punojnë në këtë drejtim, por nuk shpjegojnë konkretisht se, cilat rrugë do bëhen njëkahëshe dhe kur do të ndodh kjo.

Me vendim të këshillit të komunës po bëhet dhe shpallja e disa rrugëve si njëdrejtimëshe me qëllim qarkullimin sa më të ulët të makinave kryesisht në pjesën më qendrore të qytetit – thonë nga Komuna e Tetovës.

Nga Sektori i punëve të Brendshme të Tetovës thonë se viteve të fundit, shumë rrugë janë bërë njëdrejtimëshe, por shumë pak respektohen nga banorët.

Në rrugët më frekuentuese, siç është rruga e Spitalit, Jane Sandanski dhe pjesën qendrore të qytetit ku ka rrugë njëdrejtimëshe gjithnjë ka edhe pjesëtarë të policisë që marrin masa adekuate lidhur me këtë shkelje – deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Ndotja e ajrit në Tetovë sot shënon 103 migro gram grimca PM10 për metër kub, që është më shumë se dy herë mbi masën e lejuar.

Bashkim Sulejmani

Loading…