Lajme

Ahmeti: Parkingu nëntokësor tek UP-ja përfundon pas zgjedhjeve komunale

“Parkingu nëntokësor tek Universiteti i Prishtinës do të përfundojë pas zgjedhjeve komunale”, ka thënë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, derisa ka prezantuar projektin në një konferencë për media.

“Këtë projekt nuk po e bëjmë për fushatë, por po ia lëmë Prishtinës si diçka të bukur. Projekti nuk ka qenë ide e jona, por ka ekzistuar kaherë”, ka deklaruar Ahmeti derisa ka thënë se punimet janë vonuar për shkak se kishte kërkuar që drunjtë që ndodhen aty të ruhen.

“Nuk premtoj se të gjithë drunjtë do të ruhen, por po bëjmë përpjekje që shumica prej tyre të zhvendosen e pas përfundimit të projektit të kthehen sërish”, ka deklaruar Ahmeti.

Zgjedhjet komunale duhet të mbahen në fund të vitit 2021.