Lajme

Ahmeti: Paraqitja e Kurtit në Bruksel ishte super e mirë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka vlerësuar si “super të mirë” paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel në kuadr të dialogut me Serbinë, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, Ahmeti ka thënë se paraqitja e shefit të qeverisë ishte “më e mirë se sa punët qysh i kemi si shtet”.

“Paraqitja e Kosovës – Albinit dje në dialog ishte super e mirë.  Më e mirë se sa punët qysh i kemi si shtet!”, ka shkruar ai.

Kurti e Vuçiq kanë zhvilluar takimin e tyre të dytë në kuadër të bisedimeve që po vazhdojnë në Bruksel. Kryeministri Kurti tha se ka kërkuar nga pala tjetër nënshkrimin e Marrëveshjes së Paqes, por është refuzuar nga presidenti serb pa e lexuar fare./Insajderi.com