Lajme

Ahmeti kritikon Kurtin për vaksinat

Kreu i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka k

Kreu i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka kritikuar ashpër ish-shefin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje, tashmë kryeministër i Kosovës Albin Kurtin, njofton Insajderi.

Ahmeti ka treguar se Kina ka katër prodhues të vaksinave anti-Covid dhe njëra nga to është ndër më të shtrenjtat në botë për rreth 36 dollarë për dorë dhe sipas tij, ato përndryshe nga Pfizer dhe Moderna, përdorin virusin e vdekur për të shkaktuar reagim të imunitetit të trupit.

Sipas Ahmetit, AstraZeneca funksionon ngjashmërish me vaksinat kineze, e sipas tij arsyet përse shtetet po hezitojnë për t’i marrë vaksinat kineze është se vetëm njëra nga to i ka publikuar rezultatet e testimeve.

Sipas Ahmetit, arsyetimi se Kosova nuk i pranon këto vaksina pasi nuk janë të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Medikamenteve nuk është i mjaftueshëm, pasi janë humbur shumë jetë njerëzish nga COVID-19./Insajderi.com